Xhaxhai i vrasësit që i mori jetën gjyqtarit Astrit Kalaja, i rikërkon Gjykatës së Apelit që t’i heqë masën e ‘arrestit në burg’ dhe ta zëvendësojë me një masë tjetër. Gjon Shkambi i dyshuar si nxitës dhe se kishte dijeni për planet e Elvis Shkëmbit, të riut që vrau në sallën e gjykatës gjyqtarin Kalaja thotë se nuk kishte asnjë dijeni për planet e nipit.