Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar që deputeti Gazment Bardhi të thirret si dëshmitar në gjyq për ngjarjen e 21 prillit 2021 në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Në atë kohë Gazmend Bardhi si drejtues politik i PD për qarkun e Elbasanit ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes ku një pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në PD u përplas më armë me një grupim mbështetës të PS.