Top Channel/ Gjyqi për vrasësin e Ilaria Sulës, nëna e autorit gati të bashkëpunojë për ulje dënimi
12/11/2025 20:14

Ka nisur në Gjykatën e Tretë të Krimeve të Rënda në Romë gjyqi ndaj Mark Samson, i akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, studentes shqiptare, e cila u vra në mars të këtij viti në apartamentin e Samson në Romë dhe trupi i saj u fut në valixhe dhe u hodh në një zonë pyjore në periferi të kryeqytetit italian. Prokurorët e Romës, të koordinuar nga zëvendësprokurori Giuseppe Cascini, kanë ngritur akuzën e vrasjes me dashje me paramendim, motiv të kotë, marrëdhënie emocionale me viktimën dhe fshehje të kufomës. Në bazë të provave të mbledhura gjatë hetimeve, është kërkuar dhe miratuar gjykim i menjëhershëm. Në sallën e gjyqit ishin i pandehuri, familjarët dhe miqtë e Ilaria Sulës, të cilët mbanin një foto të saj dhe mesazhin “Drejtësi për Ilarinë”. Sipas mediave vendase, avokati i familjes së viktimës, ka deklaruar se pozicioni i nënës së Mark Samson po finalizohet dhe se asaj i është ofruar një marrëveshje prej dy vitesh burg në këmbim të pranimit të fajësisë. Ajo akuzohet për bashkëpunim në fshehjen e trupit dhe për pastrimin e gjakut nga vendi ku dyshohet se i biri vrau ish-partneren. “Familja e Ilarias po e përjeton këtë moment me shumë tension dhe trishtim,” u shpreh avokati Sforza. “Ata kërkojnë drejtësi, por janë të vetëdijshëm se asnjë vendim gjykate nuk mund të zbusë dhimbjen që do t’i shoqërojë gjithmonë.”

Top Channel/ Rruga në Gjirokastër/ Dëmet nga rrëshqitjet kanë vështirësuar kalimin e automjeteve
22/03 12:27
Top Channel/ Dyfishohet çmimi i pesticideve/ Ankohen fermerët në Fier: Kostot janë rritur shumë
22/03 12:27
Top Channel/ Masat për protestën e opozitës/ Policia: kemi marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen
22/03 12:26
Top Channel/ Sot protesta e opozitës/ PD organizon tubimin e radhës nën simbolikën e 22 marsit
22/03 12:25
Top Channel/ Rama mbledh drejtuesit politikë/Takimi në seli një ditë pas ndryshimeve në asamble
22/03 12:24
Top Channel/ Rama: Nuk ka pasur abuzime me naftën/ Kryeministri: Të ardhurat nga rritja e çmimit do shkojnë për pensionistët, sulme çdo ditë nga Irani
22/03 11:49
Top News – ‘Do luftojë evazionin e kontrabandën’. Rama për operatorin shtetëror të karburanteve
22/03 11:26
Top Channel/ PD protestë pa fjalime, mungon podium në shesh, blindohet Kryeministria
22/03 11:11
Top News – 48 orë për të hapur Hormuzin / Trump, ultimatum Iranit: Do t’ju shkatërrojmë
22/03 11:10
Top Channel/ Iu gjetën municion luftarak dhe një kallëp tritol, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë
22/03 11:08
Top News – Masat e policisë. Protesta e opozitës, bllokohet Bulevardi i madh
22/03 10:44
Top News – Çmimi i naftës, Rama: Nuk do të tolerojmë abuzuesit në treg
22/03 10:31
Top News – ‘Ekonomia, rritje e qëndrueshme’, Rama: Në 2030 PBB rritet me 32 për qind
22/03 10:31
Top News – Kompensimet e ushtarakëve, Rama: 12 për qind më shumë fonde për mbrojtjen
22/03 10:30
Top News – Raporti i Freedom house, Rama: Shqipëria, vendi më i lirë në rajon
22/03 10:30
Top News – Rama flet për rritjen ekonomike dhe rritjen e çmimit të naftës
22/03 10:25
Top Channel/ “Ndërhyrje e përkohshme në akcizën e naftës”, Rama: Nuk janë evidentuar raste abuzimi
22/03 10:07
Top Channel/ Robert Mueller drejtoi hetimin Trump-Putin. Presidenti i SHBA: I lumtur që vdiq!
21/03 23:52
Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ G7 urdhër Iranit: Ndal urgjent sulmet
21/03 23:34
DIGITALB DIGITALB