Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi të mërkurën kanë dalë para gjykatës nën akuzën për spiunazh. Bedri Shabani akuzohet se ka ndihmuar Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë me informacione që do të shërbenin të lidhnin Spitalin Ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shtime me "shtëpinë e verdhë" në Burrel të Shqipërisë dhe krijimin e një narrative të pavërtetë për Masakrën e Reçakut.