Është dhënë rivlerësimi i masës për Jetmir Mzhika, drejtor pranë IMT Kurbin, ku gjykata ka lënë të njëjtën masë arrest me burg, e po ashtu për Flor Gjinin, ish-kryeinspektorin e IKMT. Janë lënë të njëjtat masa edhe për inspektoret. Seanca gjyqësore, e cila ka zgjatur më shumë se dy orë, është drejtuar nga gjyqtare Eglantina Biba.