Top Channel/ Gjyqi për klanin “Duka”, zbardhet dëshmia e babait të rivalit të Ervis Martinajt
01/07/2025 20:02

Përpara se SPAK të shpallë pretencën ndaj gjashtë personave të akuzuar si anëtarë të klanit Duka, gjykata dëgjoi edhe një dëshmi të fundit. Muhamet Duka, babai i Leonard Dukës dhe Erlis Dukës shqipëroi një portret ndryshe për djemtë të cilët I përshkroi aq të qetë sa askush nuk I kishte trokitur me shqetësime. I pyetur për të akuzuarit e tjerë si Dritan Agai, Oltion Loga, Bledi Teta, Ilir Selmani dhe Fatmir Hyseni të dyshuar se bashkëvepruan për të vrarë ish policin Santiago Malko, dëshmitari tha se I njihte ose përmes medias, ose i kishte të afërm krushqie dhe banorë të lagje. Kur u pyet në sallë nëse e njihte Santiago Malkon, vrarë në 2019 dhe një ngjarje për të cilën akuzohen djemtë e tij dëshmitari këmbënguli se nuk e njihte. “Mesa di unë, as djemtë e mi nuk kanë pasur konflikt. Në dijeninë time, nuk e di nëse kanë pasur probleme me Ervis Martinajn, unë nuk e njoh”, u përgjigj Mehmet Duka. Megjithatë në aktet hetimore Spak thotë se dy vëllezërit Duka janë organizatorët e vrasjes së ish efektivit , cilësuar si krahu i djathtë i Ervis Martinaj që është një tjetër emër nga bota e krimit e që nga miq u kthyen në rivalë për jetë a vdekje Për prokurorinë e posaçme shkak i armiqësisë midis Ervis Martinaj dhe Leonard Dukës është pikërisht dhuna ushtruar nga i ndjeri Santiago Malko ndaj të atit i cili gjatë procesit insistoi se nuk kishte patur asnjë konflikt dhe se nuk ishte dhunuar asnjëherë. Për vrasjen e Santiago Malkos drejtësia kishte dënuar me 25 vite burg vëzhguesin Bledi Teta, një verdikt i cili u prish nga gjykata e lartë. Sakaq gjyqi ndaj të tjerëve ka vazhduar me procedurë të zakonshme, pavarësisht se shumica e të pandehurve janë në kërkim.

Top Channel/ Samiti i BE, Liderët e Unionit: Kryesojnë Mali i Zi dhe Shqipëria
17/12 22:28
Top Channel/ Nderohet Artur Zheji/ UGSH i dha pas vdekjes çmimin ‘Karriera”
17/12 20:02
Top News- Rama në Bruksel, takon Kallas dhe presidentin e Këshillit të Europës
17/12 19:59
Top Channel/ Plagosja me armë në Mamurras për xhirimin e gomave, zbardhen detajet
17/12 19:54
Top Channel/ Transplantet te privati me para publike/ Lidhja e shefes së QSUT me bizneset e Allajbeut
17/12 19:49
Top Channel/ Berisha: Do bllokojmë rrugët.“Kemi treguar muskujt” më parë, por s’ishin për të rrëzuar Ramën
17/12 19:47
Top Channel/ PD radikalizon protestat/ ja vendimi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar
17/12 19:45
Top News- “Mos xhiro gomat”, gangsteri në Mamurras nxjerr pistoletën qëllon 50-vjeçarin
17/12 19:31
Top Channel/ Të shtënat me armë në Mamurras, pamje nga vendngjarja
17/12 19:24
Top News – Nga Edi Rama tek Viktor Orban. Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mbërrijnë në samit
17/12 18:40
Top News- Aksident i rëndë, kamionçina merr para të moshuarën në aksin Lezhë-Milot
17/12 18:28
Top Channel/ ‘Kjo qeveri nuk i reziston 5000 demokratëve’, Berisha: Të gjithë në shesh për …
17/12 18:28
Top Channel/ ‘Rrezikohet të mos na japin dokumentet’, Berisha sulmon Kuvendin: Koha e guximtarëve…
17/12 18:28
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë–Milot, kamionçina përplas të moshuarën
17/12 18:17
Top Channel/ ‘Përballje deri në fitore për të larguar Ramën”, Berisha:Të spostohemi në një orbitë…
17/12 18:11
Top Channel/ Berisha: Greva urie, protesta, do përdorim të gjitha format për të larguar Ramën…
17/12 18:04
Top Channel/ ‘Po su ngritëm ne Rama nuk largohet’, Berisha: Beteja jonë me sakrifica, nuk mund të…
17/12 18:04
Top Channel/ ‘I aftë për grusht shteti’, Berisha: Do të bëjmë gjithçka për të ndaluar të marrësh…
17/12 18:03
Top Channel/ PD shtyn mbledhjen, Berisha: Kësaj kalbësire duhet t’i japim një përgjigje, ora jonë…
17/12 18:03
Top Channel/ ‘Sot prova jonë më e madhe’, Berisha: Do të bëjmë analizën, për të rrëzuar këtë regjim
17/12 18:00
DIGITALB DIGITALB