Top Channel/ Gjyqi për Ivanoviç”, ish gruaja e serbit të vrarë nuk pranon të flasë para gjykatës!
06/07/2021 15:02

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjyqi për vrasjen e politikanit të njohur serb, Oliver Ivanovic. Por ish-bashkëshortja e tij, Marina, nuk pranoi të thoshte fjalën hyrëse me arsyetimin se nuk është e përgatitur, pasi mendonte se ishte thirrur si dëshmitare. Kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj u shpreh se ajo mund ta bëjë këtë gjë në një seancë tjetër. Avokatët mbrojtës protestuan me pretendimin se Marina ishte e ndarë nga Ivanovici, i cili në kohën e vrasjes ka qenë i martuar me Milena Popovic. Lideri i Iniciativës qytetare “Liria, demokracia, drejtësia” (SDP), u qëllua për vdekje 6 herë pas shpinë janarin e vitit 2018. Ngjarja ndodhi përpara zyrave të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut, ku SDP ishte subjekti kryesor opozitar serb në zonë. 6 personat e akuzuar për këtë episod, ndër të cilët dhe një grua, u vetëdeklaruan përsëri të pafajshmë në sallën e gjyqit, ndërsa tre të akuzuar të tjerë, mbeten në arrati. Përveç Kosovës, edhe Prokuroria Speciale e Serbisë e ka hetuar vrasjen. Mirosllav Ivanovic, vellai i udhëheqësit të vrarë serb thotë se familja ishte siguruar që autorët e krimit do të përballeshin shumë shpejt me drejtësinë, por deri tani asnjë nga premtimet e bëra atyre nuk është realizuar.

Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01