Ka dështuar për të katërtën herë seanca për inceneratorin e Elbasanit dhe sërish shkaktare është bërë një prej të akuzuarve, mungesa e të cilës u konsiderua nga Gjykata Antikorrupsion si fshehje nga drejtësia. Jonida Zeqo , ish-anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave siç bëri me dije gjykata, nuk u gjet në asnjërën nga adresat e deklaruara prej saj.