Policët që iu kundërpërgjigjen sulmit të grupit terrorist të Banjskës kanë nisur dhënien e dëshmive të tyre para trupit gjykues. Të hënën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri, policë të njësisë së ndërhyrjes së shpejtë treguan për rrethanat e sulmit të 24 shtatorit dhe vrasjes së rreshterit Afrim Bunjakut. Sipas Rashiti, gjithcka filloi rreth orës 02:10 të asaj të diele, kur bashkë me zyrtarët e tjerë policor po ktheheshin nga pika e Izvorit në kufi me Serbinë, pasi kishin përfunduar ndërrimin.