Gjyqtari paraprak Erjon Çela dërgoi për gjykim Thoma Gëllçin, ish drejtor i RTSH i cili sipas gjetjeve të SPAK do të përballet me drejtësinë për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Së bashku me Gëllcin në gjykim themeli përfunduan me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera në bashkëpunim edhe Alban Malaveci, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci, i cili ndonëse në kërkim përmes avokatit kërkoi gjykim të shkurtuar.