Me pranga e jelek antiplumb Dardan Krivaça është sjellë në sallën e gjykatës për seancën fillestare të procesit gjyqësor ndaj tij. I prangosur është sjellë edhe shoku i tij Arbër Sejdiu si të akuzuar për vrasjen dhe dhunimin e 18 vjeçares Marigona Osmani. Derisa prokurori i shtetit lexoi aktakuzën me të cilën ngarkohen Krivaça është përlotur e nuk është deklaruar për fajësinë, me ndërhyrjen e avokatit, por që paraprakisht tha se nuk e din nëse është i pafajshëm.