Top Channel/ Gjyqi i ushtarit të Aldo Bares; çfarë tha gjatë seancës Maksim Çela
31/03/2025 22:03

Maksim Çela, i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, pasi planifikoi të shpërthente një bombë në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës po apelon vendimin e refuzimit të azilit. Top Channel mëson se një prej besnikëve të Aldo Bares pretendon se do të “ekzekutohet për hakmarrje” nga grupet rivale nëse kthehet në Shqipëri. Maksim Çela, 59 vjeç, udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar me një pasaportë false për tu bashkuar me familjen e tij pasi kreu 23 vite burg për vrasjen e policit Klenti Bano më 14 Prill 2000 dhe për aktivitete të tjera të lidhura me bandën kriminale të Lushnje. Çela pretendon se “grupe të tmerrshme bandash” do ti vihen pas për të zgjidhur një “gjakmarrje” nëse nuk lejohet të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar. Avokatët e Home Office Ministrisë së Brendshme britanike thanë në procesin gjyqësor se ai është një “terrorist i dhunshëm” që duhet të dëbohet. Në gjykatën e imigracionit të nivelit të dytë në Londër, Çela tha se ishte dënuar gabimisht për krimet dhe se ndjekja e tij kishte qenë e motivuar politikisht. Avokatët e Home Office thonë se ai e shpiku historinë pasi mësoi se akti i tij i rëndë nënkuptonte se ai nuk do të ishte në gjendje të kërkonte azil. Çela, i lindur në Lushnjë, pretendon se dikur ka qenë biznesmen dhe ka drejtuar një biznes shitje makinash në Gjermani si dhe ka punuar në një klinikë dentare dhe një spital. Në vitin 2001, një gjykatë shqiptare e dënoi atë me pesë vite burg për tentativën se do të vendose bombë në stadium. Ndërsa në shtator të vitit 2006 ai u dënua me 25 vjet burg për “pjesëmarrje në organizata kriminale”, vrasjen e një oficeri policie dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve. Mbërritja e Maksim Çelës në Angli u zbulua nga gazetarët e The Sun të cilët ndërmorën një betejë ligjore 13 mujore për ti hequr Çelës anonimatin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë të emigracionit.

Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04
Top News – Bizneset presin paqen fiskale. Tatimet: Stoku i borxhit u rrit me gati 20 % në 2025
01/04 14:42
Top News- Shqipëria 17 vjet në NATO/ Begaj: Aleanca, garante e paqes dhe sigurisë
01/04 14:38
Top Channel/ Kumbaro i përgjigjet Spiropalit: Sloganet e dëshirat nuk mjaftojnë
01/04 14:33
Top News- Kultivuan kanabis/ Arrestohen 3 anëtarë të një familjeje në Malësi të Madhe
01/04 14:22
Top News – Seanca ndaj kryebashkiakut Veliaj. Avokati Ndreca-S’po i jepet mundësia për t’u mbrojtur
01/04 14:21
Top Channel/ Berisha mbledh grupin parlamentar, porosi deputetëve: Bëni anëtarësime të reja
01/04 14:07
Top Channel/ Ministre e Arsimit, Kumbaro: Është një angazhim jo vetëm ligjor, por edhe…
01/04 14:06
Top Channel/ Ministër i Bujqësisë: Karburanti është një koncept që është dhënë nëpërmjet një…
01/04 13:56