Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur fjalën përfundimtare në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në ditën e dytë, prokurori Matt Halling tha se të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, kishin rol të fortë kolektiv si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm.