Top Channel/ Gjyqi i Gërdecit, Mediu do ekspertizë amerikane, kërkon shkakun e shpërthimit
24/04/2024 19:37

Ditën e sotme (24 prill), është zhvilluar seanca gjyqësore në GJKKO ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit. Avokatët mbrojtës dhe Mediu kundërshtuan provat e prokurorisë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raportoi se SPAK ka kërkuar të merret si provë akt ekspertimi tekniko ushtarak në gjyqin e mediut ndërkohë që ata kërkuan eksoertim tjetër për shkaqet e zjarrit dhe të bëhet eksperimenti. Ndërsa bëri me dije gjithashtu se SHBA ka sjellë një përgjigjie të letër porosive mbi pyetjet e disa prej dëshmitarëve që jetojnë atje, por autoritetet gjyqësore janë shprehur se pyetja e këtyre personave nuk mund të bëhet nga gjykata por vetëm nga agjentët e FBI. Nga ana tjetër, Mediu kërkoi që të ketë një diskutim nëpërmjet video-konferencës me dëshmitarët që jetojnë në SHBA. “E kemi bërë të qartë kërkesën tonë. Kemi kërkuar një diskutim interaktiv me një kompani që ka pasur kontratë me ministrinë e Mbrojtjes. Do ishte mirë të kishim një diskutim nëpërmjet video-konferencës. Kërkova të vlerësohet pjesa ligjore formale e aktit të kryer dhe të përcaktohet se çfarë ka ndodhur. Është e gjitha ajo historia e karrocës së dorës, ndërkohë që vetë ekspertët amerikanë thonë se nuk ka asnjë lloj nxehtësie aty për të djegur barutin. Mendoj se do ishte në dinjitetin e SPAK që të bëheshin të gjitha aktet e ekspertizës për pretendimet e bëra”- tha ish ministri i Mbrojtjes. Po ashtu, Top Channel, ka zbardhur edhe diskutmet gjatë seancës gjyqësore mes prokurorit të SPAK Klodian Braho dhe Mediut pasi ky i fundit kërkoi kryerjen e një eksperimenti hetimor për përcaktimin e shkaqeve të shpërthimit dhe pyetjen e ekspertëve amerikanë që kanë firmosur aktin e parë kur ndodhi shpërthimi. Prokurori Klodian Braho hodhi poshtë pretendimet e avokatëve të Mediut që pretendonin se akuza për shpërdorim detyre ndaj tij, nuk qëndron. “Në Gërdec u krijua mjedis i rrezikshëm dhe ministri ishte në dijeni, Gërdeci nuk ishte i licensuar”- mësohet të jetë shprehur Braho. Nga ana tjetër Mediu është përgjigjur me fjalët: Nuk shkova të bëj ushtri por për të orientuar politikat e mbrojtjes. Seanca gjyqësore e radhës do të mbahet më datë 2 maj në orën 10:00.

Top Channel/ Përmbytje masive pas çarjes së argjinaturës së Semanit, TCH sjell pamjet me dron
13/01 10:49
Top Channel/ Çahet argjinatura e Semanit, banorët humbin kontaktet me familjarët
13/01 10:39
Top News- Oboti i izoluar nga uji, njerëzit transportohen me varka, rruga e pakalueshme
13/01 10:39
Top Channel/Përmbytje pas çarjes së argjinaturës së Semanit, qindra hektarë tokë e 20 banesa nën ujë
13/01 10:38
Top News- Tjetër eksponent i PD në SPAK, pas Këlliçit shkon dhe Indrit Hoxha
13/01 09:54
Top Channel/ Indrit Hoxha paraqitet në SPAK
13/01 09:49
Top Channel/ Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten tokat bujqësore në disa fshatra të Fierit
13/01 09:41
Top Channel/ Aksident zinxhir në Vlorë, përplasen pesë automjete/ Nuk raportohet për të lënduar
13/01 09:40
Top News- Uji vërshon drejt banesave të fshatit Havaleas, banorët braktisin shtëpitë gjatë natës
13/01 09:39
Top News- Aksident zinxhir në Vlorë, përplasen gjashtë makina orët e para të mëngjesit
13/01 09:37
Top News- Lumi Seman çan argjinaturat, uji vërshon në rrugë e fusha, tmerrohen banorët
12/01 21:59
Lajmet kryesore të ditës – Top News, 12 Janar 2026
12/01 21:56
Top News- E moshuara mes flakëve në Gjirokastër, shpëtohet nga forcat zjarrfikëse
12/01 21:28
Top News- Aksident i frikshëm në Kavajë, 24-vjeçari përplas me mjet katër makina të parkuara
12/01 21:27
Top News- Katastrofë në Malshovë të Përmetit, çahet toka, tmerrohen banorët
12/01 20:21
Top Channel/ Përse u përmbyt Gjirokastra? Banorët: Përroi nuk është pastruar kurrë
12/01 20:14
Top Channel/ Dhunë për zërin e lartë! Tërbohen vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka
12/01 19:54
Top Channel/Publikim me detyrim i dokumenteve, rregulla të reja transparence për autoritetet publike
12/01 19:53
Top Channel/ Bien kreditë me probleme, shqiptarët më të rregullt për të shlyer huatë
12/01 19:51
Top News- Tragjedia e familjes në Durrës, merret vendimi, çfarë do ndodh me ta?
12/01 19:46
DIGITALB DIGITALB