Në pamundësi për ta gjetur Luan Hoxhën dhe për ta pyetur si dëshmitar, ish shef i forcave të armatosura, SPAK depozitoi dëshminë e tij dhënë fill mbas tragjedisë së Gërdecit. Mbrojtja e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu këmbënguli që dëshmia e Hoxhës të merrej me videokonferencë, por nuk u pranua. Një tjetër dëshmitare, nuk ishte gjetur nga policia.