Top Channel/ Gjykatësja federale bllokon Trump për ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA
05/02/2025 22:32

Një gjykatëse federale e Shteteve të Bashkuara të mërkurën urdhëroi një pauzë të dytë të përkohshme të urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund shtetësisë automatike për të gjitha ata që lindin në Shtetet e Bashkuara, prindërit e të cilëve ndodhen në vend në mënyrë të paligjshme. Deborah Boardman tha se asnjë gjykatë në vend nuk e ka mbështetur interpretimin e Amendamentit të 14-të të Kushtetutës amerikane nga administrata e Presidentit Trump. “Kjo gjykatë nuk do të jetë e para”, tha ajo. Urdhri i ekzekutiv i javës së kaluar tashmë është pezulluar përkohësisht në nivel kombëtar për shkak të një padie të veçantë të ngritur nga katër shtete në shtetin e Uashingtonit, ku një gjykatës e quajti urdhrin "jokushtetues". Në total, 22 shtete, si dhe organizata të tjera, kanë ngritur padi në përpjekje për të penguar hyrjen në fuqi të urdhrit ekzekutiv. Gjykatësja, e emëruar nga ish-presidenti Joe Biden, ra dakord për pezullimin e përkohshëm të urdhrit. Në qendër të padive është Amendamenti i 14-të i Kushtetutës, i ratifikuar në vitin 1868, pas Luftës Civile në Shtetet e Bashkuara dhe vendimi i Gjykatës së Lartë mbi një rast për shtetësinë. Amendamenti i 14-të u shtua pas Luftës Civile për të siguruar shtetësinë për ish-skllevërit dhe afrikano-amerikanët e lirë. Ai thotë: "Të gjithë personat e lindur ose të natyralizuar në Shtetet e Bashkuara dhe që janë në juridiksionin e tyre, janë shtetas të Shteteve të Bashkuara dhe të shtetit ku ata banojnë". Përveç 22 shteteve me prokurorë të përgjithshëm demokratë që kërkojnë pezullimin e urdhrit, 18 prokurorë të përgjithshëm republikanë njoftuan këtë javë se po përpiqen të mbrojnë urdhrin e presidentit duke iu bashkuar një prej padive federale të ngritura në Nju Hempshër Aktualisht, Shtetet e Bashkuara janë mes rreth 30 vendeve, ku personat e lindur në vend kanë të drejt automatike të bëhen shtetas.

Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15