Në Durrës, mungesa e hapësirave dhe mbingarkesa e gjyqtarëve po dëmton procesin e dhënies së drejtësisë për qytetarët. Mesatarisht, një gjyqtar zhvillon mbi 20 seanca gjyqësore në ditë. Në një komunikim me median, zëvendëskryetari i Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës, Paulin Çera, shpjegoi sfidat e përditshme dhe pasojat e bojkotit një javor nga avokatët që çoi në shtyrjen për vjeshtë të qindra seancave gjyqësore.