Gjykata e Durrësit caktoi sot masën “Arrest në burg” për 48-vjeçarin Landi Derjaj, i dyshuar për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit Skënder Vrapi, i njohur dhe me emrin Skerdilajt Isufi. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, tri ditë pas ngjarjes që tronditi lagjen nr. 3 të Kavajës. Mungesa e familjarëve të të dyshuarit tregoi distancimin e tyre nga krimi, ndërsa mbrojtja e të arrestuarit me avokat u sigurua kryesisht nga gjykata. Sipas hetimeve, konflikti nisi pas parkimit të automjetit nga ana e viktimes pranë banesës së të dyshuarit. Debati verbal u përshkallëzua shpejt dhe përfundoi me përdorimin e thikës, që i mori jetën viktimës.