Me 30 shtator, Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë njoftimin se Kuvendi i Kosovës nuk është i konstituuar. Kur kanë kaluar një javë, masa e përkohshme e pezullimit të punës së deputetëve vazhdon, deri në aktgjykimin e plotë të gjykatës, mbi çështjen e Kuvendit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të martën tha se është në komunikim të vazhdueshëm me partitë politike e shpreson që sa më shpejt vendi të dalë nga ngërçi institucional.