Shefi i diplomacisë serbe, Marco Gjuric i cilësoi “persekutim të hapur politik” fletarrestet e lëshuara nga autoritetet në Kosovë lidhur me vendosjen e barrikadave në veri më 2022. Në mesin e 11 personave në emrat e të cilëve janë lëshuar mandate-arrestet, është edhe Millan Radoiçic, ish-nënkryetar i Listës Serbe –i cili kërkohet nga autoritetet në Kosovë edhe r sulmin e armatosur më 2023 në Banjskë të Zveçanit.