Seanca maratonë për buxhetin e shtetit nuk pati vemendjen te cështja me interes për taksapaguesit shqiptarë se si do të shpenzohen paratë e tyre por ngjasoi si një sherr armiqsh të përbetuar. Një debat me fjalor banal, një gjuhë e dhunshme e përdorur nga politikanët, duke nisur nga kryeministri që i shpëtoi ndëshkimit, e më pas vijuar nga deputetët e opozitës të cilët u përjashtuan me 10 ditë nga kuvendi. Toleranca e treguar nga komisioni i etikës, nuk ishte njësoj jashtë seancës parlamentare nga shqiptarët.