Një hap të ri në hartën energjetike ka bërë Greqia me nënshkrimin e marrëveshjes mes shtetit grek dhe konsorciumit të udhëhequr nga kompania amerikane Chevron, për kërkimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve në katër zona detare në jug të Peloponezit dhe të Kretës. Marrëveshja konsiderohet një zhvillim strategjik, në një periudhë kur Bashkimi Evropian kërkon alternativa për furnizimin me energji dhe reduktimin e varësisë nga gazi rus. Synimi i Athinës është të forcojë rolin e saj si qendër energjetike në rajon dhe si portë hyrëse e gazit drejt Evropës.