Jo rrallë herë në aksidente të rënda rrugore me pasojë jetën e qytetarëve kanë qenë shkaktarë drejtues mjetesh që kanë qenë nën efektin e drogës. Për të parandaluar ngjarje të tilla policia rrugore e Tiranës po ushtron kontrolle për të larguar nga rruga përdoruesit e drogës. Tashmë ata nuk identifikohen nëpërmjet analizave të gjakut, por me një pajisje drogëtestuese të quajtur Aquila scanner.