Prej gati 10 vitesh në territorin shqiptar funksionon moratoriumi i gjuetisë i cili ka si synim mbrojtjen e jetës së egër. Edhe pse u kundërshtua fort nga gjuetarët, moratoriumi zgjati një dekadë, por tashmë duket se po i vjen fundi dhe rikthimi pritet me rregulla të reja. E pavarësisht një dekade, moratoriumi nuk ndaloi gjuetinë, madje rëndom gjuetarët e paligjshëm postojnë prenë e tyre në rrjetet sociale.