Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nga Kongresi i PS, ku ka folur për vizionin ‘’Shqipëria 2030’’ përmendi dy dosjet e rëndësishme si ‘’Gërdeci’’ dhe ‘’21 janari’’, që me drejtësinë e re tha ajo do i shkohet deri në fund të dyjave. Gjonaj tha se drejtësia e vjetër po shembet, dhe po krijohet drejtësia e re rezultatet e para të së cilës janë të prekshme.