Pas vendimit të Bordit të Administrimit të Karburanteve për të mbajtur çmimin e naftës 217 lekë për litër deri më 15 mars, sot në fletore zyrtare janë publikuar 217 lekë litër. Kaq lekë tregtohet një litër naftë thuajse në të gjitha pikat e tregtimit të karburanteve me pakicë në kryeqytet nga një vëzhgim i kryer këtë të hënë nga kamerat e Top Channel që pas vendosjes së çmimit tavan nga Bordi i Administrimit të Karburanteve. Ky është çmimi i vendosur deri më datën 15 mars, teksa pritet mbledhja e radhës së Bordit. Fondi për indeksimin e pensioneve ishte parashikuar nga 2.5 mln lekë rritur në 3.3 mln lekë Rriten shpenzimet e buxhetit qendror me 4 mld lekë. Fondi rezervë i buxhetit ulet nga 2.9 mln lekë në 2.6 mln lekë. Shtohet zëri i kontigjencës për paketën e rezistencës 6 milionë lekë. Ulet fondi për shpronësimet. Shtohet pika 20 milionë lekë për mbështetjen e sektorit energjetik, fond që do të përdoret me vendim qeverie në rast nevoje dhe për mbështetjen e sektorit të transportit. Fondi rezervë nga 2.9 mld lekë në 2.6. Rritje të parashikimeve të të ardhurave doganore dhe tatimore. 510.1 mld rritje me 10 mld.