Deputeti senator i socialistëve Erion Brace mbërriti në parlament pasi ishte konsumuar një debat për projektligjin e propozuar prej tij për faljen e gjobave. Socialistët përmes Toni Gogut e bënë të qartë se nuk kanë ndërmend të votojnë amendamentet e opozitës për zgjerimin e fashës së propozuar për falje gjobash nga grupi parlamentar i PD.