Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pritet të gjykojë në salla të rimobiluara sipas modelit amerikan. Të shtunën është hapur prokurimi mbi kufirin e lartë monetar për mobilimin e 4 sallave gjyqi të GJKKO-së me fond limit deri në gati 300 mijë euro (konkretisht 299,688 euro), procedurë e cila mbyllet më 16 shkurt.