Rastet e vetëvrasjeve janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit ndërsa shkaqet janë të ndryshme. Kryesisht vendimin fatal për t’i dhënë fund jetës e zgjedhin gratë të ndodhura në situata ekstreme. Por sipas psikologëve, akti ekstrem vjen pas një sërë vështirësish shumë të mëdha për të cilat gruaja duhet të kishte marrë ndihmën e specialistit.