Fshati Arapaj në bashkinë e Roskovecit ishte një ndër më të goditurit nga vërshimi i lumit Seman. Dhjetëra hektarë tokë bujqësore kanë qenë nën pushtetin e ujit për ditë me radhë, duke dëmtuar rëndë të mbjellat dhe serat e banorëve të zonës. “Ne sapo kishim nisur prodhimin dhe shitjen, kur erdhën vërshimet. Gjithçka u përmbys dhe u detyruam ta hedhim të gjithë prodhimin poshtë”, shprehet qytetari.