Paraditja e sotme (e mërkurë) do ta gjejë kryeministren e Italisë, Georgia Meloni, në një vizitë blic në vendin tonë. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve diplomatike, raporton se numri një i qeverisë italiane do të mbërrijë në Shëngjin rreth orës 11:20 të ditës së sotme. E vetmja ndalesë në këtë vizitë disa orëshe të sajën në vendin tonë, nga ku do të inspektojë ndërtimin e qendrës së pritjes të emigrantëve në Shëngjin, sikurse, do të shikojë edhe procesin e ndërtimit të ambienteve akomoduese në Gjadër.