Në zonën muzeale të Gjirokastrës ka nisur funksionimin një qendër e re shëndetësore, e ngritur për t’i bërë ballë nevojave shëndetësore që vijnë si pasojë e rritjes së fluksit turistik dhe temperaturave të larta gjatë sezonit të verës. Qendra është menduar si një pikë e dedikuar për trajtimin e emergjencave të natyrave të ndryshme, të cilat janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në vitet e fundit. Rastet më të shpeshta përfshijnë dehidratimet, aksidentet me mjete motorrike, si dhe situata që lidhen me aktivitetet në natyrë si hiking dhe çiklizëm në zonat e thyer malore përreth qytetit, përfshirë malin e Gjerë. Prania e një shërbimi të tillë brenda zonës historike synon të sigurojë ndërhyrje të shpejtë në këto situata.