Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz pohoi hapur se vendi i tij do të kërkojë “partneritete strategjike” me Kinën gjatë një udhëtimi të planifikuar për javën e ardhshme. Ky udhëtim do të shërbejë për të diskutuar bashkëpunimin e ardhshëm midis Europës dhe ekonomisë së dytë më të madhe të botës, e kjo, pikërisht në kohën kur Shtetet e Bashkuara po mbështeten tek tarifat për të ndikuar në politikën globale.