Lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar ende, por kjo nuk e pengon Gjermaninë të dalë sot me një propozim të ngjashëm me atë që Amerika bëri dekada më parë pas Luftës së Dytë Botërore: Programin e rindertimit të Europës, të njohur si plani Marshall. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz kërkojnë një "plan të ngjashëm ndërkombëtar të shekullit 21" për rindërtimin e Ukrainës.