Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratës së bujshme të një dite më parë të kreut të misionit diplomatik amerikan në Beograd, Christopher Hell, i cili u shpreh se anëtarësimi i Serbisë në BE nuk duhet kushtëzuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rohde e theksoi në një postim të bërë në platformën X ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke.