Top Channel/ Gjermania përgatitet për luftë! Gjenerali zbulon planet e Rusisë
31/03/2025 19:30

Sulmi i Rusisë dhe pushtimi i disa territoreve në Ukrainë ka ndryshuar thellësisht mendimin në Gjermani. Ushtria gjermane kohët e fundit po këmbëngul për një rritje masive të investimeve pasi Parlamenti votoi për të përjashtuar shpenzimet e mbrojtjes nga rregullat strikte të borxhit. Gjenerali i lartë i vendit, Carsten Breuer, i ka thënë BBC-së se rritja e buxhetit është urgjentisht e nevojshme, sepse ai beson se agresioni rus nuk do të ndalet në Ukrainë. "Ne jemi të kërcënuar nga Rusia. Jemi të kërcënuar nga Putin. Duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta penguar atë", ka thënë gjenerali. Ai paralajmëroi se NATO-ja duhet të përgatitet për një sulm të mundshëm brenda katër vitesh. "Nuk ka të bëjë me sa kohë na duhet, ka të bëjë shumë më shumë me atë se sa kohë na jep Putini për t'u përgatitur. Dhe sa më shpejt të jemi të përgatitur, aq më mirë", ka thënë gjeneral Breuer. Kur bëhet fjalë për Rusinë, Gjermania ka pasur një qasje specifike. Për dekada, njerëzit në këtë vend janë rritur me idenë për ta refuzuar fuqinë ushtarake, të vetëdijshëm për rolin e kaluar të Gjermanisë si agresore në Evropë. Por kur vendet si Polonia dhe shtetet baltike paralajmëruan të mos afroheshin shumë me Moskën – dhe rritën shpenzimet e tyre për mbrojtjen – Berlini nën drejtimin e ish-kancelares Angela Merkel besonte në të bërit biznes. Tani gjenerali Breuer thotë se e sheh me rrezik retorikën agresive të presidentit rus Vladimir Putin. Breuer ka theksuar gjithashtu luftën hibride të Rusisë, duke filluar nga sulmet kibernetike te sabotimet, si dhe dronët e paidentifikuar mbi objektet ushtarake gjermane. "Ndryshe nga bota perëndimore, Rusia nuk mendon brenda linjave. Nuk ka të bëjë me kohë paqeje dhe luftë, por është një vazhdimësi sulmesh: fillojnë me luftë hibride dhe pastaj e përshkallëzojnë. Kjo është ajo që më bën të mendoj se po përballemi me një kërcënim real", ka shtuar gjenerali gjerman.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02