Një ditë pasi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin i bëri thirrje Prishtinës të gjejë zgjidhjen e ngërcit të ri të krijuar në veri, duke i mëshuar idesë së dialogut, nga Berlini zyrtar vijnë sinjale se as qëndrimi i Serbisë nuk ka mbetur jashtë lupës së Gjermanisë. Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock doli me një thirrje të hapur në adresë të Beogradit.