Në një lëvizje të papritur, Gjermania po e pengon aleaten e Nato-s, Estoninë që t`i japë mbështetje ushtarake Ukrainës. Berlini ia refuzoi estonezëve lejen për të eksportuar armë me origjinë gjermane, shkruan The Wall Street Journal."Gjermania po heziton shumë që të lejojë dërgimin e armëve për ne”, i tha medias prestigjoze ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksiy Reznikov.