Pas mosmarrëveshjesh e debatesh të ashpra, buxheti federal i Gjermanisë për 2024-tën mori dritë jeshile, e po kështu u miratua edhe plani financiar i vendit deri në vitin 2027. Prioriteti i ministrit të financane Christian Lindner do të jetë rinovimi i infrastrukturës së të gjitha mënyrave të transportit, dixhitalizimi i strukturave shtetërore dhe forcimi i ushtrisë. Të tjerët duhet të shtrëngojnë rripin.