Gjermania dhe Siria kanë rënë dakord të përshpejtojnë kthimin e refugjatëve sirianë, në një moment kur mbi 900 mijë sirianë jetojnë aktualisht në territorin gjerman. Gjatë takimit në Berlin, kancelari Friedrich Merz dhe presidenti i përkohshëm sirian Ahmed al-Sharaa shprehën synimin që deri në 80 për qind e tyre të rikthehen në atdhe në vitet në vijim.