Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët duket se është parë më interes të madh në Gjermani, e kjo u lexua qartë edhe në komentet e kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder i cili pohoi se e sheh atë si një model të mundshëm për Europën. "Një zgjidhje e tillë vërtet mund të na ndihmojë”, qe deklarata e Söder gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama atje, i cili mori pjesë në një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Kristian-Sociale, CSU, të mbajtur në manastirin Banz.