Gjermania ka nevojë për më shumë punëtorë të huaj. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia Federale e Punës në Gjermani, e cila pohon, se ekonomia dhe kompanitë e mesme mbështesin ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e tjera. Republika Federale ka nevojë për rreth 400.000 punëtorë shtesë ,të kualifikuar në vit, shtoi drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës.