Qeveria gjermane po përgatitet të modernizojë ligjin e shtetësisë. Drafti është pothuajse gati, dhe ndryshimi kryesor është plani për të lejuar shtetësinë e dyfishtë. Deri tani, për të marrë pasaportën gjermane duhet të kesh jetuar së paku 8 vjet në Gjermani me dokumente të rregullta, me projektligjin e ri mund të merret pas pesë vjetësh. Në disa raste të veçanta, të integrimit të mirë në shoqëri e punë, madje edhe pas tri vjetësh. Angazhimi vullnetar shpërblehet gjithashtu.