Raportuesi i grupit parlamentar të liberalëve në Bundestagun gjerman, Thomas Hacker, e përshëndeti arrestimin e kreut të formacionit paraushtarak Civilna Zastita (Mbrojtja Civile) Millun Millenkovic- Llune në Kosovë. "Arrestimi i kreut të formacionit paraushtarak Civilna Zastita si për sulmet ndaj ushtarëve të misionit të KFOR-it është i domosdoshëm”, nënvizonte ai në një deklaratë për shtyp.