Pesë kamionë ushtarakë në vlerën e rreth tre milionë euro mbërritën në Prishtinë si mbështetje nga Gjermania. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, deklaroi se kjo ndihmë do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).