Falë masave të qeverisë Merz, kërkesat për azil në Gjermani, sipas shtypit vendas, kanë rënë me 51%. Një rënie të tillë, nga sa pohon DW, e konfirmoi Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF). Edhe komentatorë të gazetave konservatore gjermane, si Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruajnë se "kthesa në politikën e azilit u krye”.