Gjermania realizoi atë që dukej praktikisht e pamundur: depozitat e vendit janë pothuajse plot, një sasi kjo që mund të mbulojë nevojat për dy muajt e ftohtë të dimrit. Brenda 24 orëve niveli i mbushjes së depozitave të gazit në Gjermani u rrit me 0,17 pikë në volumin 95,14 përqind. Diskutohej që mbushja e depozitave në masën 95% të arrihej në 1 nëntor, por kjo vlerë është arritur e kapërcyer tashmë.