Në shkollat gjermane u regjistruan këtë vit më shumë nxënës sesa në 20 vjet. Ekspertët japin alarmin se sistemi arsimor gjendet përpara kolapsit, pasi këtij fluksi nxënësish nuk i korespondon një numër i përshtatshëm mësuesish. Ankesat për mungesë të vazhdueshme stafi sa vjen e shtohen. Nuk ka më mësues zëvendësues të përkohshëm në tregun e punës, e po kështu me vështirëasi gjendet staf për pozicionet e hapura, ndërsa për shkak të mbingarkesës, mjaft mësues marrin pushim mjekësor për javë të tëra, e ndonjëherë edhe muaj.