Top Channel/ Gjermani, “plas” urrejtja ndaj emigrantëve: Sulme në mbarë vendin, duan dëbime masive!
24/12/2024 11:23

Edhe pse motivi i autorit të sulmit vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg nuk është zbardhur ende, që prej episodit të rëndë, ekstremistët e djathtë në Gjermani kanë nisur të përhapin masivisht një gjuhë urrejtjeje kundër emigrantëve. Qendra për parandalimin e dhunës Salam në Saksoni-Anhalt thotë se kurrë më parë nuk ka pasur një atmosferë kaq armiqësore dhe kërcënuese, teksa vihet re një rritje e ndjeshme e incidenteve kundër njerëzve të perceptuar si të huaj nga ekstremistët e djathtë. Emigrantë të supozuar quhen në rrugë terroristë, kriminelë dhe llum, disa prej tyre shtyhen dhe pështyhen, thuhet në raportin e Salam. Kërcënimi ka arritur deri aty sa komunitetet migrantë po paralajmërojnë njëri-tjetrin përmes grupeve në ËhatsApp dhe Facebook, duke këshilluar njerëzit të shmangin daljen në publik. Që pas sulmit të së premtes së kaluar, partitë, organizatat dhe individët neonazistë në vend po mobilizohen në mbarë vendin. Ata kërkojnë dëbimin masiv të njerëzve nga Gjermania. Në një demonstratë të ekstremit të djathtë në Magdeburg të dielën, 22 dhjetor 2024, u mblodhën qindra neonazistë. Gjatë protestës pati edhe sulme ndaj gazetarëve. Njëri nga folësit në aktivitet ishte Thorsten Heise, një funksionar neonazist me precedentë penalë. Ai kishte tentuar më parë të përplaste një refugjat me makinën e tij. Video nga aktiviteti treguan sesi Heisen duke i nxitur pjesëmarrësit të infiltrojnë organizata, zjarrfikëse dhe autoritete. Gazetarët raportojnë se pjesëmarrësit thërrisnin Gjermani, zgjohu, një parullë e nazistëve të Hitlerit, përdorimi is ë cilës është i ndaluar me ligj në Gjermani.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55