Top Channel/ Gjermani, gjenden 3 bomba/ Evakuimi më i madh pas luftës së Dytë Botërore
03/06/2025 22:38

Në Këln po bëhet evakuimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Arsyeja është zbulimi i tri bombave të pashpërthyera të hedhura nga forcat aleate 80 vjet më parë. Rreth 20,000 njerëz po detyrohen të largohen nga shtëpitë dhe bizneset e tyre, teksa po evakuohen edhe hotelet, një shtëpi kujdesi për të moshuarit dhe një spital. Tri ura mbi lumin Rajn janë mbyllur dhe trafiku hekurudhor është ndalur ose devijuar, raporton “The Guardian”. Shumë shkolla, kopshte, muze dhe rrjeti i tramvajit, si dhe shtëpia e orkestrës filarmonike të qytetit, janë detyruar të mbyllen pasi të gjitha veprimet në qytetin e vjetër janë ndërprerë. Transmetuesi RTL është detyruar të zhvendosë programet e tij të lajmeve në studiot në Berlin, pasi ndërtesa e tij në Këln ndodhet brenda zonës së evakuimit me një rreze prej rreth 1,000 metrash. Disa programe që duhej të transmetoheshin drejtpërdrejt u detyruan të regjistroheshin, ka njoftuar transmetuesi. Bombat pritet të çaktivizohen të mërkurën në mëngjes. Ato janë bomba të prodhuara në SHBA, dy prej 20 tonësh dhe një prej 10 tonësh. Ato janë zbuluar të hënën në bregun e djathtë të lumit Rajn gjatë punimeve ndërtimore pranë fabrikës së anijeve Deutz. Të treja janë të pajisura me fitil impakti që mund të shkaktojnë shpërthim në kontakt me një sipërfaqe të fortë. Tetëdhjetë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, gjetje të tilla ende nuk janë të pazakonta në Këln, i cili ishte ndër qytetet më të bombarduara të Gjermanisë gjatë konfliktit. Ende nuk dihet saktësisht se kur u hodhën bombat që presin të çaktivizohen.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58